Në Turqi politika është gjë e rrezikshme

Prishtinë | 01 Kor 2018 | 09:03 | Nga

Në pallatin Topkapi, shtëpi e sulltanëve otomanë për shekuj, brenda oborrit të parë ndodhet një shatërvan i njohur nga të gjithë si Shatërvani i Politikës. Ky është vendi ku kanë ndodhur ekzekutimet politike.

Kundërshtarët e status quosë, vezirët me potencialë për ta sfiduar autoritetin e sulltanit, rebelët që i kapën armët apo poetët që i mprehën lapsat për të krijuar poezi kritike, satirike, duke guxuar ta thonë të vërtetën për pushtetin – pikërisht në këtë vend, një nga një takonin fundin. Kokat e tyre të prera më pas ekspozoheshin në një pllakë guri për t’u parë nga të gjithë, shkruan “Politico”, transmeton “Koha Ditore”.

Lokacioni ishte mjaft i përshtatshëm, pasi që ia mundësonte sulltanit ta shikonte ekzekutimin, në rast se i tekej, nga një cep i dhomës së tij. Secilën herë pas prerjes së kokave, ekzekutuesit do t’i lanin shpatat dalëngadalë, pa ngut fare, në pritje të bakshishit dhe prandaj kjo pjesë e pallatit thirret Shatërvani i Ekzekutuesve.

Ishte kjo një bandë e tmerrshme e kasapëve të kamotshëm osmanë. Që të gjithë ata zgjidheshin me shumë kujdes dhe të gjithë ishin shurdhmemecë, ashtu që të mos i dëgjonin kurrë vajtimet e viktimave të tyre.

Të rritur në Turqi me të këtilla rrëfime, në mesin e të parave gjëra që i kuptoni është se politika është një gjë e rrezikshme. Si edhe kundërshtimi i sulltanit, kontestimi i regjimit, e kështu me radhë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme