Nënkryetarja e SBAShK-ut tregon pse Jasharaj s’ishte në Komision, thotë se do të mbajnë takim

Prishtinë | 23 Sht 2022 | 13:49 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Nënkryetarja e SBAShK-ut, Vjollca Shala, pas mbledhjes së Komisionit për Arsim, ku debatuan për gati tri orë me përfaqësues të Qeverisë, tregoi pse kryetari Rraman Jasharaj nuk kishte prezentë, raporton Ekonomia Online.

Sipas saj, Jasharaj kishte angazhime të tjera dhe nuk kishe ndonjë arsye tjetër. Ai tha se për debatin në Komision do të mbajnë takim me Këshillin.

“Zotëri Jasharaj që është kryetar i këshillit grevist të BSPK dhe ka pasur angazhime tjera për këtë arsye nuk ishte në takim dhe unë si nënkryetare isha e pranishme”.

“Ne mbajmë takime të vazhdueshme me kryetar të sindikatave të nivele komunale. Sot gjithsesi ne mbajmë takim përgjigjen e marrim pasi të konsultohen kryetarët e sindikatave me anëtarësinë punëtorët e arsimit”.

Të ngjashme