Nënshkruhet marrëveshja – Universiteti i Iowas ndihmon tri universitete publike për forcimin e arsimit të lartë

Prishtinë | 24 Pri 2023 | 11:43 | Nga Gzim Mujaj Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Të martën në Prishtinë është bërë nënshkrimi i Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë, raporton Ekonomia Online.

Marrëveshjet janë nënshkruar ndërmjet Universitetit të Iowas dhe Universitetit të Pejës “Haxhi Zeka”, Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” dhe Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Kryeministri Albin Kurti, tha se ky bashkëpunim do të mundësoj më shumë mbështetjen e zhvillimit të mësimit.

Ai tha se kjo do t’u mundësoj studentëve që të përgatiten për karrierën e tyre të ardhshme.

“Kjo marrëveshje Mbështet zhvillimin e mësimit dhe kemi marrëdhënie më shtetin e Ioëes, dhe kjo marrëveshje shtonë më shumë bashkëpunimin më këtë shtet. Pjesa qendrore e këtij projekti ka të bëjë më bashkëpunimin në fusha të tregut të punës. Bashkëpunimi i tillë promovon inovacionin dhe rritjen ekonomike. Qeveria jon është e gatshme që të bashkëpunoj që Kosova të shkëlqe në të gjitha frontet”.

“Qeveri ka arritur disa suksese këto vitet e fundit, po i përmendi disa suksese,  në raportin e BE-së 2022 tregon se nuk ka as një fushë pa progres, indeksi tregon se Kosova është përmirësuar në luftën kundërkurrupsion.  500 bursa janë dhënë për nxënës të komuniteteve. Nuk jemi duke kaluar keq. Duke bashkëpunuar sektori publik me atë privat sigurojnë të dhëna për tregun e punës. Administrata Tatimore dogana me institucione të tjera mbajnë të dhëna që mund të analizohet e të përdoren. Ky partneritet ju mundëson studenteve që të kenë punë praktike dhe të përgatiten për karrierën e ardhshme. Ky bashkëpunim përmirëson mësimin ekspirencial të studenteve”, tha ai.

Ambasadori i ShBA-së, Jeffrey Hovenier, tha se ky është një partneritet historik, pasi sipas tij, ky partneritet i pajis të rinjtë e vendit me shkathtësi të nevojshme.

“Miqësia në mesë Kosovës dhe shtetit të Iowas është unike e veçantë dhe vazhdon që të rritet dhe që të jetë e dobishme për dy palët. Pajisja e qytetarëve në Kosovë me shkathtësi të nevojshme është nder prioritete e ambasadës Amerikane. Ky bashkëpunim është prioritet për të gjithë. E dimë që shkathtësitë e duhura për punë janë të nevojshëm për të siguruar punësim të garantuar”.

“Këto partneritet gjithnjë dhe më shumë janë, ato ju mundësojnë institucioneve që të mësojnë nga njëra tjetra. Ju përgjigjet edhe përgjegjësive që i kemi si gjenerata më e vjetër që të rinjtë të marrin arsimin e duhur. Në mendoj që shteti i Iowas sjell diçka dhe siç e thanë miqtë e mi këto universitet sjellin shumë këtu”, tha ai.

Russ Ganim, nga Universitetit i Iowas, tha se ky bashkëpunim ka për qëllim të forcojë partneritetet ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike, si dhe të mbështesë zhvillimin e qasjeve të mësimnxënies së orientuar nga tregu dhe përvoja në sektorët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe Bujqësisë në Kosovë, raporton EO.

“Ka për qëllim të forcojë partneritetet ndërmjet sektorit privat dhe institucioneve akademike, si dhe të mbështesë zhvillimin e qasjeve të mësimnxënies së orientuar nga tregu dhe përvoja në sektorët e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit dhe Bujqësisë në Kosovë. Ne do të punojmë së bashku që t’i lidhim studentët me njohurin për industri. Ne besojmë që nga ky bashkëpunim do të përfitojnë të gjithë. Përmes këtij aktivitete do të punojmë më afër me Universitetet tona dhe sektorin privat”.

“Do të përmirësojë cilësinë dhe relevanten e arsimit të lartë. Kjo marrëveshje na lejon që të kemi ëndrra të mëdha, do të ndërtohet infrastruktura e lartë për arsimin e lartë. Ne presim që të mësojmë nga njeri tjetri në pesë vitet e ardhshme”, tha ai.

Të ngjashme