Nëntë pacientë të konfirmuar me Covid-19 po trajtohen në spitalet e Kosovës

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 09:19 | Nga Ekonomia Online

Nga raportimet e klinikave COVID-19 në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe spitalet e përgjithshme, rezulton se në trajtim mjekësor nga COVID-19 janë 38 pacientë, prej tyre 9 të konfirmuar me coronavirus dhe 29 pacientë të tjerë që kanë kaluar virusin.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 11 janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive është një pacient me maskë oksigjeni.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

Klinika Infektive, 6 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 22 pacientë post-covid

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 1 pacient me maskë oksgjeni

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Pejës, 3 pacientë

Spitali i Gjilanit, 3 pacientë


Fjalë Kryesore:

Të ngjashme