New York, vazhdojnë bisedimet për emrin e Maqedonisë

Prishtinë | 25 Maj 2018 | 10:15 | Nga

Sot në New York vazhdojnë bisedimet për zgjidhjen e kontestit të emrit me Greqinë.

Shefat e diplomacive të dy vendeve, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocias, do përpiqen t’i afrojnë qëndrimet për një emër të ri eventual të vendit.

Takimi pritet të fillojë në ora 15:30 sipas kohës sonë lokale ndërsa pas mbledhjes janë paraparë deklarata nga pjesëmarrësit, shkruan alsat-m.

Bisedimet në New York do të monitorohen nga Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Këto të fundit gjithashtu kanë shprehur interesim për një zgjidhje të shpejtë të emrit dhe zgjerim të NATO-s në Ballkanin Perëndimor, si dhe integrimin e shteteve ballkanike në BE.

Ky është takimi i parë mes palëve pas refuzimit që i bëri Athina zyrtare propozimit të Shkupit, për ”Republika e Maqedonisë së Ilindenit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme