Nga 15 qershori hiqet romingu për qytetarët e BE-së

Prishtinë | 07 Pri 2017 | 09:46 | Nga

Eurodeputetët me votimin e së enjtes, hoqën dhe pengesën e fundit në rrugën për heqjen e tërësishme të romingut për qytetarët e Bashkimit Evropian.

Andrus Ansip, zv.president i Komisionit Evropian të enjten tha se që nga 15 qershori “njerëzit do të mund të përdorin shërbimet e telefonisë mobile, veçanërisht transmetimin e të dhënave, pa pasur frikë për faturat e larta, me rastin e udhëtimit në Bashkimin Evropian”.

Parlamenti Evropian miratoi tekstin, tashmë të rënë dakord në mënyrë joformale me Këshillin, me 549 vota për, 27 kundër dhe 50 abstenime.

Draft rregullorja përcakton kufijtë e shumës që operatorët duhet t’i paguajnë njëri-tjetrit për përdorimin e rrjeteve të tyre për ofrimin e shërbimit të romingut. Brenda saj janë përfshirë thirrjet, mesazhet me tekst dhe përdorimi i të dhënave. Çmimet me shumicë të romingut ndikojnë drejtpërdrejt në llogaritë përfundimtare të konsumatorëve.

Deri më tani, qytetarët e BE-së ishin të detyruar të paguanin shpenzime të konsiderueshme për përdorimin e romingut gjatë vizitës në shtetet e tjera anëtare të bllokut evropian.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme