Nga e hëna mësimi online edhe në gjuhën turke e boshnjake

Prishtinë | 25 Mar 2020 | 13:46 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacioni ka njoftuar se nga e hëna në vazhdën e procesit të organizimit të mësimit në distancë për nxënësit kosovarë, do të fillojë transmetimi i përmbajtjes mësimore për nxënësit me arsimim në gjuhën turke dhe boshnjake, raporton Ekonomia Online.

“Nga e hëna mësimi transmetohet për klasat 1 deri në 5, ndërkaq për klasat 6-9 transmetimi fillon sapo të ketë përfunduar përgatitja e materialeve mësimore. Mësimi do të transmetohet në Radio Televizionin e Kosovës – në kanalin RTK1, me fillim në ora 15:30.”, është thënë në njoftimin e MASHTI-t.

MAShTI u ka urar të gjithë nxënësve mësim të këndshëm dhe shumë shëndet, dhe ka kërkuar nga prindërit dhe mësuesit bashkëpunim në realizimin me sukses të mësimit nga distanca!

Të ngjashme