Nga kjo ditë fillon pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar

Prishtinë | 23 Dhj 2022 | 12:18 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor.

Zëvendësministrja e MAShTI-t, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se kalendari i rishikuar shkollor parasheh që pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të fillojë më datë 30.01.2023 dhe të mbarojë me 03.02.2023, raporton telegrafi.

Po ashtu, i njëjti kalendar, parasheh që gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar tëpërfundojë më datë 27.01.2023 ndërkaq, gjysmëvjetori i dytë fillon më datë 06.02.2023.

Sa i përket kompensimit të orëve, MASHT thekson se ky proces është duke u realizuar ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar i vitit shkollor në datat që është paraparë të realizohet.

“Bazuar në të dhënat e Inspektoratit të arsimit, në javët e fundit pjesëmarrja e nxënësve në mësim ka qenë më e madhe së në fillim. Kalendari shkollor duhet të respektohet, kjo është në interesin e vet fëmijëve”.

Sipas MASHTI-t, humbjet për shkak të grevës kanë qenë shumë të mëdha andaj duhet të kompensohen.

“Është përgjegjësi e komunave që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të dërgojnë raporte të rregullta sa i përket mbajtjes ose mosmbajtjes së mësimit”, thotë ministria.

Të ngjashme