Ngjarje e rëndë në Tiranë, gardisti vret gruan

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 08:23 | Nga Ekonomia Online

Një gardist ka vrarë mëngjesin e sotëm gruan e tij me armën e shërbimit.

“Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.5, në bashkëpunim me SHÇBA arrestuan në flagrancë shtetasin A. A., 44 vjeç (punonjës në Gardën e Republikës)”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në Allias rreth orës 06:00, shkruan Top Channel,

“Rreth orës 06:00 të mëngjesit, në banesën e tij në Allias, ai dyshohet se ka vrarë me armën e shërbimit bashkëshorten, 36 vjeçe”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme