Nis asfaltimi i rrugës që lidh Marecin me dy komuna

Prishtinë | 24 Kor 2023 | 17:48 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se ka filluar asfaltimi i rrugës që lidh fshatin Marec me Artanën dhe Dardanën.

Ai shkroi në Facebook të hënën se po punohet vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore.

“Rruga e cila lidhë fshatin Marec me Artanën e Dardanën tashmë ka filluar të asfaltohet. Jemi duke punuar vazhdimisht në përmirësimin e infrastrukturës rrugore në #kryeqytet”, thuhet në shkrimin e Ramës në rrjetin social.

Për nisjen e asfaltimit të rrugës ka shkruar edhe drejtori i Drejtorisë së Investimeve Kapitale, Krenar Xhaferi.

Të ngjashme