Nis faza e dytë e dezinsektimit në komunën e Obiliqit

Obiliq | 14 Kor 2017 | 21:34 | Nga

Ka filluar faza e dytë e dezinsektimit në tërë territorin e komunës së Obiliqit.

Dezinsektimi, ose spërkatja kundër mushkonjave dhe insekteve të tjera, është një metodë që merret me zhdukjen e bartësve si shkaktarë të sëmundjeve ngjitëse që nënkupton eliminimin e insekteve me preparat të caktuar selektiv.

Preparati që përdoret për dezinsektim është ”Aqua Kontroll”, i lejuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për përdorim në hapësirat publike, i pa dëmshëm për njerëz, kafshë dhe bimë.

Të ngjashme