Ekonomia Online
FUNDIT

Nis ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve në Prishtinë

Nis ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve në Prishtinë

Ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook. “Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë. Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë […]

Ka filluar ndërtimi i Qendrës për Trajtimin e Kafshëve në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, përmes një postimi në Facebook.

“Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë. Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore”, ka shkruar Rama në Facebook.

Siguria e qytetarëve është prioritet, ka shtuar ai.

Të ngjashme