Nis rregullimi i rrugës 23 kilometërshe Pleshinë- Kashtanjevë

Prishtinë | 16 Kor 2020 | 19:19 | Nga Ekonomia Online

Gjatë ditës së sotme ka nisur projekti për rregullimin e rrugës Pleshinë-Kashtanjevë të Ferizajt.

Për të ndjekur nga afër punimet në këtë projekt, doli i pari i Ferizajt, Agim Aliu, nënkryetari i Komunës, drejtorët komunal si dhe nga financuesja e këtij projekti, Ministria e Infrastrukturës, zëvendësministri Xhavit Zariqi.

“Majet e bukura malore të Pleshinës dhe Bjeshkët e Kashtanjevës do të bashkohen, perlat e turizmit skaj Ferizajt e Shtërpcës do të arrihen më shpejt e më lehtë me projektin 3.5 milionësh për rregullimin e rrugës Pleshinë-Kashtanjevë. Sot, nisi puna për ta ndërtuar këtë vepër infrastrukturore, që gjarpëron në 23 kilometrat e trupit të saj, frutet e së cilës i japin dimension të ri zhvillimit rural, ekonomisë lokale në përgjithësi e turizmit malor në veçanti”, ka shkruar Aliu.

https://www.facebook.com/AgimAliuPDK94/posts/3428792650505496

Të ngjashme