Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Qagllavicë të Prishtinës. Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market. “Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të […]
Nisin hetimet, prishtinasi gjendet i vdekur në një market

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur dje në Qagllavicë të Prishtinës.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në market.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë përkatëse si dhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

















