Nisma s’do të marrë pjesë në asnjë diskutim ku dëmtohet Kosova

Prishtinë | 24 Tet 2018 | 19:51 | Nga Valbona Bytyqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Në takimin me strukturat e degës në Prishtinë, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, njëherësh kryetar i Nismës Socialdemokrate, tha se pjesëmarrja e anëtarëve të Nismës në dialogun Kosovë-Serbi garanton siguri, transparencë e prosperitet për vendin.

Limaj tha se faktori politik duhet të jetë i bashkuar kur trajtohen çështjet me interes nacional, raporton Ekonomia Online.

Ai më tutje u shpreh i bindur se parlamenti shumë shpejt do ta votojë rezolutën dhe delegacionin, i cili do të marrë pjesë në bisedimet e fazës së fundit me Serbinë.

“Ne do të jemi të gatshëm për të dialoguar me të gjithë fqinjët e përtej. Nisma nuk do të marrë pjesë në asnjë diskutim ku dëmtohet Kosova. Ne do të jemi aty dhe do garantojmë transparencë, siguri e prosperitet për vendin tonë”.

“Për tema nacionale duhet të bashkohet faktori politik në Kosovë. Unë pres që shumë shpejt parlamenti të votojë edhe rezolutën, edhe delegacionin”.

Të ngjashme