Një 27-vjeçar vritet në Podujevë, ishte kthyer për pushime nga Austria

Foto arkiv: Ekonomia Online
Podujevë | 17 Kor 2018 | 22:46 | Nga

Një person ka mbetur i vdekur, nga armë zjarri, në fshatin Llaushë të Podujevës.

Komandanti i Stacionit Policor në Podujevë, Bekim Bislimi, ka thënë se incidenti ka ndodhur rreth orës 18:00.

Sipas tij, njësitet policore kanë arritur në vendin e ngjarjes dhe është kontaktuar emergjenca dhe është kërkuar prezenca e tyre në vendin e ngjarjes.

“Personit në fjalë i është ofruar ndihma mjekësore, por si rezultat i plagëve të marra ka ndërruar jetë një persona mashkull, me inicialet A.D”, ka thënë Bislimi, për Telegrafin.

Sipas tij, në konsultim me prokurorin e shtetit rasti është vlerësuar si vdekje e dyshimtë.

Ndonëse nuk dihen motivet e vrasjes, Telegrafi merr vesh se i vrari është A. Dudi i moshës 27 vjeçare dhe ka qenë duke jetuar në Austri.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme