Një 45-vjeçar nga Kosova ndalohet në kufi me Shqipërinë, i gjenden afër 25 mijë euro të padeklaruara

Prishtinë | 16 Pri 2024 | 14:32 | Nga Ekonomia Online

45-vjeçarit nga Kosova iu gjetën rreth 24 900 euro që po tentonte t’i fuste në Shqipëri, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi

Policia në Shqipëri ka ndaluar një 45-vjeçar shtetas i Kosovës në pikën kufitare Morinë pasi iu kapën 24 mijë e 900 euro të padeklaruara.

Sipas njoftimit të policisë, personit me inicialet I.Z. nga Lipjani i është konfiskuar shuma e parave e pastaj është lënë i lirë.

Aksioni u realizua në bashkëpunim edhe me autoritetet doganore.

“Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.

Ndaj shtetasit kosovar është iniciuar vepra penale “Mosdeklarim në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Të ngjashme