Një milion firma për një referendum të ri Brexit

Prishtinë | 29 Tet 2018 | 13:01 | Nga Ekonomia Online

Fushata e gazetës “Independent” për një referendum tjetër për Brexit arriti pragun e një milion firmave vetëm tre muaj pas fillimit të iniciativës, raportoi ajo, transmeton atsh.

Gazeta hapi fushatën më 25 korrik duke shpjeguar në një editorial se referendumi i 2016-s “i dha sovranitet popullit britanik, tani njerëzit kanë të drejtë të kenë fjalën e fundit”, po ashtu edhe në rezultatin e negociatave me Brukselin për një ”divorc” nga BE.

Ideja e një referendumi të dytë është ende një ide e përjashtuar nga qeveria, por shanset që mund të arrihet një marrëveshje me Brukselin e cila të miratohet nga Parlamenti janë gjithmonë më të ulëta dhe protestat në vend po rriten.

Vetëm javën e kaluar rreth 700 000 njerëz dolën në rrugët e Londrës për të kërkuar të ashtuquajturën “Votimi i popullit” dhe për t’u bashkuar me “Ecja për të ardhmen” të organizuar nga gazeta ”Independent”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme