Një muaj paraburgim për serbin e dyshuar për krime lufte në Kosovë

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 17:48 | Nga

Serbit kosovar Radomir Antiqit (65 vjeçar), i është caktuar një muaj paraburgim, ndërsa Prokuroria e Kosovës ka filluar hetimet kundër tij me dyshimet se ka bërë për krime lufte në Kosovë, transmeton Koha.net.

Dyshohet se ai krimet e luftës i bëri në vitin 1999 në rajonin e Vërbicës, Gjilan.

Antiq është arrestuar para disa ditësh kur në shtëpinë e tij policia gjeti një pushkë gjuetie, revolen dhe 40 fishekë të kalibrave të ndryshëm, përcjelli Radio Kontakt plus.

Avokati i tij, Vlastimir Petroviq ka thënë se Antiq është privuar nga liria për shkak të posedimit ilegal të armëve e ndërkohë Prokuroria e Kosovës ka filluar hetimet kundër tij me dyshimet për kryerje të krimeve të luftës.

Petroviq thotë se Antiq gjendet në burgun e Gjilanit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme