Një muaj paraburgim të dyshuarve për tentim-vrasje në Gjilan

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 14:54 | Nga

Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji të pandehurve E. I. dhe V. I.

Ata dyshohet se më 16 shtator pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin E. Z., në bashkëkryerje me veprim të drejtpërdrejtë, të përgatitur dhe të pajisur me revole dhe me sopatë kanë tentuar që të privojnë nga jeta të dëmtuarin në fjalë.

Me këto veprime të pandehurit E. I. dhe V. I., kryer kanë kryer veprën penale bashkëkryerje vrasje në tentative, ndërsa i pandehuri E. I. ka kryer edhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme