NLB Banka kontribuon me mbjelljen e 80 drunjve në Prishtinë, synon përmirësimin e ambientit

Prishtinë | 13 Qer 2022 | 12:46 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Përgjatë rrugës “Dëshmorët e Kombit “ në Prishtinë ka filluar mbjellja e 80 drunjve, donacion ky nga NLB Bank. Në aksionin e së hënën, falë këtij donacioni u mbollën dy lloje të drunjve Blini (tili) dhe rrapi (acer), raporton Ekonomia Online.

Ky aksion u mirëprit nga Komuna e Prishtinës, me ç’rast thanë se mbjellja e drunjve, kontribuon në ruajtjen e ambientit.

Drejtoresha e Parqeve dhe Hapësirave Publike në Komunën e Prishtinës, Donika Çetta, tregoi shkaktarët në ndotjen e ambientit në kryeqytet. Ajo tha se në kuadër të gjelbërimit të kryeqytetit, janë mbjellë më shumë se 4 mijë drunj.

“Duke e ditur që çështja e mjedisit është problem global, misioni i drejtorisë sonë është gjelbërimi i sipërfaqeve në kryeqytetin tonë. Ndotja kryesisht bëhet nga veturat dhe kemi vendos t’i kushtojmë më shumë vëmendje hapësirave ku mund t’i gjelbërojmë. Fal donacionit të NLB Bankës jemi në proces të mbjelljes të 80 drunjve. Kryesisht janë dy lloje të drunjëve, rrapi dhe bliri që do të vendosen përgjatë qosheve të kësaj rruge. Drunjte që deri tani kemi mbjellë prej drejtorisë sonë faktikisht kemi shkuar me projekte, janë diku rreth 4000 mijë drunj, kjo është rruga e tretë që po e bëjmë”, tha ajo.

Iliriana Nreca, drejtoreshë e marketingut dhe marrëdhënieve me publikun në NLB Banka, tha se vazhdimisht kontribuojnë në ruajtjen e ambientit, duke ofruar shërbime digjitale klientëve.

Ajo po ashtu tha se kanë dhënë kontribut të vazhdueshëm për gjelbërimin e hapësirave në kryeqytet.

“NLB Banka është e orientuar në ofrimin e shërbimeve digjitale në mënyrë që të bëjmë sa më shumë donacione pa letër. Duke kursyer letrën, ne kursejmë edhe drunjtë ekzistues, mirëpo gjithmonë ndihmojmë edhe në mbjelljen e drunjëve të rinj për të gjelbëruar pjesën e hapësirave publike”, tha ajo.

“Vitin e kaluar ne kemi filluar një iniciativë ta duam dhe ta mbrojmë natyrën , iniciativë kjo që ka vetëdijesimin e qytetarëve për kursimin e letrës sepse në këtë mënyrë ne e mbrojmë ambientin. Ne si bankë jemi të përkushtuar që çdo klient i cili përkushtohet në realizimin e transaksioneve elektronike duke shfrytëzuar shërbimet elektronike të bankës e jo letër ne do të kontribuojmë për ambientin. Vitin e kaluar ne kemi mbjellë shumë drunj në parkun e Velanisë, ndërsa këtë vit po dhurojmë këta drunj në rrugën “Dëshmorët e kombit” këtu në Prishtinë”, tha ajo.

Të ngjashme