Nuk respektoi vetizolimin, inicohet rast ndaj të dyshuarit

Prishtinë | 28 Qer 2020 | 10:31 | Nga Ekonomia Online

Rastet me koronavirus po vazhdojnë të rriten në vendin tonë, po ashtu Instituti Kombëtar i Shëndetësisë jep rekomandime për vetizolim.

Një person në Mamushë të Prizrenit i cili nuk e ka respektuar masën e izolimit në raportin 24 orësh të Policisë bëhet e ditur se është inicuar rast ndaj tij.

“Mamushë, 27.06.2020-15:30. Raportohet se është iniciuar procedurë ndaj të dyshuarit mashkull kosovar pasi që i njëjti nuk ka respektuar rekomandimet e IKSHP-së për vet-izolim pasi që ishte pozitiv me Covid-19 dhe nuk është hasur në shtëpi. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori” thuhet në raportin e Policisë.

Të ngjashme