Fëmijët me aftësi të veçanta përballen me sfida të shumta, prej marrjes së shërbimeve esenciale nga shteti deri tek edukimi

Prishtinë | 01 Qer 2022 | 12:58 | Nga Lindita Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me organizatën “Handikos”, kanë organizuar aktivitete të ndryshme në sheshin e kryeqytetit, përfshirë këngë, valle e balet, raporton Ekonomia Online.

Kaltërina Misini, zyrtare për komunikim në “Handikos”, ka thënë se fëmijët me nevoja të veçanta në Kosovë përballën me sfida të shumta, duke filluar nga kushtet elementare e deri tek edukimi.

“Ne në këtë ditë – 1 Qershor, ne si ‘Handikos’, dëshirojmë pikë së pari, shëndet për fëmijët, por edhe gjithëpërfshirjës sa më të madhe të fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe plotësim të të drejtave dhe kushteve”.

“Fëmijët me aftësi të kufizuara ende përballen me sfida të shumta, prej marrjes së shërbimeve esenciale nga shteti pastaj deri tek edukimi. E dimë që shumë fëmije me aftësi të kufizuara janë të përjashtuar nga sistemi arsimor për shkak të sfidave dhe barrierave më të cilat përballen në përditshmëri”, tha ajo.

Beltina Retkoceri njëra nga nxënëset e “Handikos” është shprehur e lumtur për organizimin e këtij eventi.

 “Uroj 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, po shpresoj se të gjithë do të kalojnë mire ketë ditë”, u shpreh ajo.

Nimoza Rrahmani një prej përfaqësueseve të prindërve në “Handikos”, tha se organizimet e tilla janë të mirëseardhura.

“Është një organizim shume i mire dhe i mirëpritur dhe me prezencën tonë tregojmë më shumë. Në ‘Handikos’ është qendra e vetme që fëmijët takojnë persona sikur se janë vetë, marrin shërbime dhe njihen më të drejtat e tyre qe ju takojnë. Ky vit, viti 2022 është shpallur viti i aftësisë së kufizuar”, tha ajo.

Të ngjashme