“Vendet e errëta në qoshe e përballë tualeteve e çnderojnë Republikën tonë dhe çdo person që mund ta ketë bërë një gjë të tillë unë i bëj thirrje ta rikthejnë aty ku e nderojnë e gjithë Kosovën. Më vjen mirë që gjithë qytetaret e Kosovës kanë reaguar për çështje të tillë. Nuk i mirëkuptoj ata që tentojnë ta përqeshin. Çështja e themeleve të shtetit ka të bëjë edhe me mbrojtën e historisë së Kosovës. Nuk është dekor, është themel i shtetit”, tha Osmani para gazetarëve.