Pak minuta pas raportimit, policia në Prishtinë kap grabitësin e armatosur

Prishtinë | 18 Sht 2018 | 10:31 | Nga

Nga hetuesit policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, mbrëmë është arrestuar një person, për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm se mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes.

ka ndodhur rreth orës 23:00, me datën 17..09.2018 në rrugën “Hyzri Talla” në Prishtinë, ku viktimës (femër), në një barnatore nën kërcënimin e armës i është grabitur një shumë e parave.

Puna e hetuesve policorë është finalizuar vetëm pak minuta pasi është raportuar rasti, e cila ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:

S. A, mashkull, 28 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është gjetur dhe konfiskuar një armë zjarri:

  • një Pistoletë e tipit CZ,
  • dy karikatorë, dhe
  • dymbëdhjetë fishekë.

Ndaj personit të dyshuar prokurori i shtetit ka shqiptuar masën e ndalimit për 48 orë, ndërkohë që hetuesit policorë janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme