Papa Françesku dënon sulmin në Zelandë të Re

Prishtinë | 15 Mar 2019 | 14:58 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku ka reaguar pas sulmit terrorist në dy xhamitë në Chrischurch të Zelandës së Re ku kanë humbur jetën të paktën 49 persona dhe shumë të tjerë janë lënduar.

“Jam thellësisht i mërzitur për vdekjen e shumë njerëzve dhe lëndimin e shumë të tjerëve nga aktet e dhunës, të pandjenja”, ka thënë ai.

Në telegramin e ngushëllimit të Papa Françeskut thuhet se ai “siguron të gjithë shtetasit e Zelandës së Re dhe në veçanti komunitetin mysliman për solidaritetin e tij të përzemërt në vazhdën e këtyre sulmeve”.

I pari i Vatikanit ka shtuar se është “i vetëdijshëm për përpjekjet e personelit të sigurisë dhe emergjencës në këtë situatë të vështirë”./ Klan Kosova

Të ngjashme