Papa Françesku shfaqet me hematomë, pamjet tronditëse alarmojnë besimtarët

Prishtinë | 08 Dhj 2024 | 12:48 | Nga Ekonomia Online

Papa Françesku u shfaq të shtunën, më 7 dhjetor, me një mavijosje nën nofullën e tij, në takimin e tij me 21 kardinalë të rinj në Vatikan. Pamjet kanë alarmuar besimtarët.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se “hematoma u shkaktua kur Papa Françesku u godit me tryezën e tij pranë shtratit në mëngjes”.


Një pjesë e qafës së papës ishte e mbuluar me një fashë të madhe.

Papa Françesku, duke iu drejtuar kardinalëve, u kërkoi atyre që të kenë gjithmonë parasysh se misioni i tyre kërkon veprim të vazhdueshëm që synon ndërtimin e unitetit dhe solidaritetit, me theks të veçantë në kujdesin ndaj qytetarëve më të dobët. Balkanweb

Të ngjashme