Ekonomia Online
FUNDIT

Paralajmërimet për greva, Nagavci reagon sërish

Paralajmërimet për greva, Nagavci reagon sërish

Në kohën kur SBASHK ka paralajmëruar sërish greva para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka renditur disa nga punët që ka kryer ajo me kabinetin e saj, e që sipas saj janë të arritura në sektorin e arsimit. Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë një […]

Në kohën kur SBASHK ka paralajmëruar sërish greva para fillimit të vitit të ri shkollor, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka renditur disa nga punët që ka kryer ajo me kabinetin e saj, e që sipas saj janë të arritura në sektorin e arsimit.

Nagavci përmes një postimi në Facebook ka shkruar se gjatë një viti e gjysmë qeverisje kanë realizuar një mori punësh e u janë përgjigjur edhe shumë emergjencave që vijnë si rezultat i gjendjes në të cilën e kanë gjetur sektorin e arsimit.

“Për herë të parë kemi ndarë buxhet për mësimdhënësit me probleme shëndetësore – 1.7 milionë euro janë ndarë, ku përfitojnë rreth 300 mësimdhënës. Kemi punësuar 100 asistentë për fëmijët me nevoja të veçanta – për vitin që vjen + 300 asistentë tjerë, për të cilët tashmë është planifikuar buxheti”, ka shkruar Nagavci.

Ministrja tutje ka përmendur edhe Projektligjin për Paga, të cilin SBASHK-u është duke e kundërshtuar.

Nagavci ka thënë se në këtë projektligj të gjitha kategoritë e punëtorëve të arsimit janë trajtuar me kujdes të veçantë.

Të ngjashme