Pas debateve rreth shamisë, reagon Ardian Gjini

Prishtinë | 01 Pri 2022 | 16:47 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka thënë sot se komuna që ai e udhëheq është shembull i rrallë i bashkëjetesës fetare vëllazërore.

Duke iu referuar rastit të një shkolle ku një vajze me shami nuk i ishte lejuar vijimi i mësimit, Gjini ka shkruar në Facebook se gabime të tilla si ai i djeshmi nuk bën të ndodhin në të ardhmen.

“Gabimet dhe mosperceptimi i ndjeshmërive nuk mund të ndikojnë tek asnjë qytetar i komunës së Gjakovës. Këshilli i Bashkësisë Islame të Kosovës në Gjakovë është institucion jashtëzakonisht i respektuar dhe në mënyrën më të mirë të mundshme i përfaqëson ndjenjat e besimtarëve myslimanë të komunës sonë. Jemi dakorduar që gabime të tilla si ai dje nuk bën të ndodhin në të ardhmen”, ka thënë ai.

Falenderova kryetarin e BIK-ut në Gjakovë, Valon Myrtaj dhe Nënkryetarin e këtij institucioni të respektuar fetar, Ahmet Hoxha për vizitën dhe bashkëpunimin e shkëlqyer që kemi.

Të ngjashme