Pas komenteve të Dedajt, Haradinaj kërkon nga zyrtarët të kenë kujdes çfarë flasin

Prishtinë | 31 Kor 2018 | 15:06 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar nga zyrtarët qeveritarë që të kenë kujdes me deklarimet publike, gjersa po mbahej mbledhja e Qeverisë.

Reagimi i Kreut të Qeverisë vjen pas deklaratave të zëvendësministrit të Punëve të Jashtme, Gjergj Dedaj, i cili i ka quajtur Turqinë dhe Serbinë “Shtriga të Ballkanit”.

Haradinaj nuk e ka përmendur emrin e Dedajt, por ishte e qartë që porosia ishte për të.

“Gjuha që fyen ose e nxit urrejtje, lëndon e dëmton është e papranueshme për zyrtarët e Qeverisë. Një gjuhë e tillë nuk i bën mirë vendit. I apeloj të gjithë ministrave dhe zyrtarëve të tjerë që të kenë një etikë në deklarimet publike”, ka thënë Haradinaj, raporton Ekonomia Online.

Haradinaj tha se Turqia është% një vend mik i Kosovës.

Deputetët turq në Kuvendin e Kosovës, kanë kërkuar nga Haradinaj që ta shkarkojë zëvendësministrin Dedaj, në të kundërtën koalicioni qeverisës do t’i humbasë votat e grupit 6+, raporton Ekonomia Online.

Të ngjashme