Pas më shumë se një dekade, rihapet Bashkësia Lokale në Hajvali

Hajvali | 23 Qer 2022 | 09:48 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Pas më shumë se një dekadë, në fshatin Hajvali të Prishtinës është rihapur Bashkësia Lokale. Aty u tha se kjo zyre jo vetëm që do t’u ofrojë qytetarëve të kësaj zone qasje më të lehtë në kërkesa për pajisje me dokumente të gjendjes civile, por edhe do e kursejë kohën e tyre për marrje të shërbimeve nga Komuna, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, tha se me hapjen e kësaj zyre, qytetarët nuk do të kenë nevojë të shkojnë në Komunë për t’u pajisur me ndonjë dokument.

“Kjo është Bashkësia Lokale të cilën po e funksionalizojmë sot. Jemi me drejtorin Bersan Beka i cili po bënë një punë fenomenale. Jemi në vazhdën e fuqizimin e komuniteteve duke i hapë bashkësitë lokale të cilat kanë qenë jonfunksionale për vite të tëra. Ideja është që qytetarët të kenë qasje të drejtpërdrejtë. Nuk kanë nevojë të vijnë në komunë por t’i marrin këtu dokumentacionet”, tha Rama.

E drejtori i Administratës në Komunën e Prishtinës, Bersan Beka, tha se krahas kësaj bashkësie, do të hapen edhe në disa lagje e fshatra të Prishtinës.

“Ne jemi në vazhdim e sipër t’i hapim edhe bashkësitë e tjera lokale. Së shpejti do të hapet Bashkësia Lokale në lagjen “Tophane”. Gjithashtu edhe në Mramor, meqenëse është edhe në program të kryetarit Rama, që Bashkësitë Lokale të fuqizohen në komunë gjithashtu të pajisen me dokumente të gjendjes civile”, tha ai.

Të ngjashme