Ekonomia Online
FUNDIT

Pas nëntë ditësh qëndrimi me Hetemin në komunë, dorëzohet Vokrri

Pas nëntë ditësh qëndrimi me Hetemin në komunë, dorëzohet Vokrri

Pas mbi një jave të qëndrimit mbyllur në objektin e Komunës së Leposaviqit, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është larguar që aty. Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook. “Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, shprehet […]

Pas mbi një jave të qëndrimit mbyllur në objektin e Komunës së Leposaviqit, zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri është larguar që aty.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një videoje të postuar në faqen e tij në Facebook.

“Dita e nëntë dhe e fundit e imja në Komunën e Leposaviqit”, shprehet ai.

“Erdhi moment më u largu dhe me emocione të përziera u përshëndeta me kryetarin Lulzim Hetemi, një burrë stoik që motivoj me vazhdu deri në fund dhe me e kry misionin faqebardhë”.

Të ngjashme