Pas vizitës në ambasadën amerikane, Blinken shkon në Presidencë

Prishtinë | 15 Shk 2024 | 14:56 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, po zhvillon një vizitë tetë orëshe në Tiranë ku pritet të takohet me presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, kryeministrin Edi Rama si dhe do të mbajë një konferencë të përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.

Blinken aktualisht pritet të zhvillojë një takim me punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë.

Gjatë qëndrimit në Tiranë, Blinken do të takohet edhe me një grup prej rreth 100 të rinjsh, që kanë studiuar në programe të ofruara nga Shtetet e Bashkuara si Fulbright dhe Programi i Vizitorit Drejtues Ndërkombëtar, IVLP.

Të ngjashme