PDK dorëzon në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal për Ahmetin

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 14:16 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Prishtinë, ka dorëzuar në Prokurorinë Speciale edhe një kallëzim penal kundër kryetarit të Prishtinë Shpend Ahmetit, për dhënie e pronës komunale në shfrytëzim pa shpallje publike.

Sekretari i PDK-së së Prishtinës, Bujar Cakolli, pasi ka dorëzuar kallëzimin penal ka thënë se Shpend Ahmeti së bashku me ish-drejtoreshën e Arsimit Arbërie Nagavci dhe drejtorin për Pronë, Dren Kukajn, të cilët kanë dhënë në shfrytëzim pronën pa u hapur ankand publik, raporton Ekonomia Online.

“Në vargun e shkeljeve të rënda në komunën e Prishtinës po evidentojmë dhe paraqesim kallëzim penal në Prokurorinë Speciale kundër Shpend Ahmetit, Arbërie Nagavcit dhe Dren Kukaj, që në mënyrë të kundërligjshme kanë dhënë në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme”.

Cakolli tha se ata kanë abuzuar me shkollat, ku Shpend Ahmeti ka favorizuar militantë e Vetëvendosjes, për të bërë pazare dhe për të abuzuar me çerdhe dhe shkollat.

“Përveç administratës komunale, ndërrmarjeve publike, shkollave fillore e të mesme Shpend Ahmeti ka abuzuar edhe me qerdhet e fëmijëve”.

Ndërsa, avokati Skënder Musa tregon se kanë ngritur kallëzim penal ndaj drejtorisë së Arsimit dhe drejtorisë për çështje Pronësore, të cilat kanë dhënie pronës komunale në shfrytëzim pa shpallje publike, por vetëm janë bërë nga zgjedhja individuale, në të cilat ka shkelje ligjore dhe krim të organizuar.

“Sot dorëzuam një kallëzim penal kundër kryetarit të komunës, drejtoreshës së Arsimit dhe drejtorit për çështje pronësore për shkak që në mënyrë të paautorizuar kanë dhënë pronat publike në shfrytëzim për disa organizata joqeveritare, ku ligji në fuqi thekson se prona publike dhe komunale të japen në shfrytëzim vetëm përmes ankandeve publike, ku në rastin në fjalë nuk ka pas ankande dhe prona është dhënë në baza individuale”.

Nuk është hera e parë që kjo parti ngrit  kallëzim penal për të parin e Prishtinës, Shpend Ahmetin, pasi edhe më parë ka dërguar një të tillë për siç kanë thënë ata, punësim të militantëve në komunë nga Vetëvendosje.

Të ngjashme