PDK në Prishtinë: Të nisë zbatimi i vendimit që liron nga pagesa qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban

Prishtinë | 22 Nën 2020 | 13:21 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Prishtinë, ka kërkuar që sa më shpejtë të nisë së zbatuari vendimi i Kuvendit Komunal i datës 11 nëntor, i cili parasheh lirimin nga pagesa për të gjithë qytetarët që shfrytëzojnë trafikun urban, raporton Ekonomia Online.

Leotrim Retkoceri, asamblesitë  i PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës, në një konferencë për medie, tha se që nga 11 nëntori propozimi i tyre është vendim, dhe se kryetari Ahmeti e ka për obligim zbatimin e vendimeve të Kuvendit.

“Qytetarët sot më shumë se kurrë kanë nevojën për ndihmë. Komuna ka të pashpenzuar 60 % të buxhetit të saj. Pra, ky është argument i mjaftueshëm që të largohen qytetarët nga pagesa në Trafikun Urban dhe koston e qytetarëve ta subvencionoj komuna e Prishtinës përmes buxhetit që nuk e ka shpenzuar.”

Ndërsa, Ilirik Musliu, tha se shfrytëzimi sa më i madh i trafikun urabn do të ndikojë edhe në përmirësimin e cilësisë së ajrit.

“Gjatë viteve të kaluara Prishtina është renditur vendi më i ndotur, këtë vit gjenda është më e rëndë për shkak të pandemisë pasi personat me sëmundje të zemrës janë më të rrezikuar. Në fillim të këtij muaji propozuam transport falas kjo vlen për të gjithë qytetarët”, tha ai.

Propozimi për lirimin e qytetarëve nga pagesa në Trafikun Urban i paraqitur nga asambleisti i PDK-së në Prishtinë, Leutrim Retkoceri në seancën e Kuvendit Komunal më 11 nëntor u aprovua nga asambleistët me 22 vota për, 7 kundër dhe një abstenim

Të ngjashme