Pëlcet tubi i ujit në Fushë Kosovë, rruga e Dardanisë pa ujë

Prishtinë | 22 Mar 2020 | 09:43 | Nga Ekonomia Online

Kompania Rajonale e Ujësjellësit  “Prishtina” bën të ditur se një tub i ujit ka pëlcitur në një zonë të Fushë Kosovës.

Në njoftimin e tyre thuhet se rruga e “Dardanisë” në Fushë Kosovë do të mbetet pa ujë të pijshëm deri rreth orës 12:00.

“Ekipet mobile janë në vendin e ngjarjes dhe po merren me sanim. Si çdoherë po bëjmë përpjekje që sanimi të kryhet sa më shpejtë. Ju falënderojmë për mirëkuptim”, thuhet në këtë njoftim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme