Për nder të Bajramit, parkingjet komerciale të Komunës së Prishtinës gratis

Prishtinë | 27 Qer 2023 | 18:47 | Nga Ekonomia Online

Ndërmarrja publike komunale për menaxhimin e parkingjeve “Prishtina Parking”, ka marrë një vendim për nder të ditës së Kurban Bajramit.

Sipas vendimit të publikuar në rrjete sociale, parkingjet komerciale që i menaxhon kjo ndërmarrje, do të jenë pa pagesë për ditën e mërkurë.

“Ju njoftojmë se në bazë të Ligjit për Festat Zyrtare, me rastin e festës së Bajramit të Vogël, parkingjet komerciale do të jenë pa pagesë ditën e mërkure më dt. 28.06.2023”, thuhet në njoftimin e ndërmarrjes.

Në fund, “Prishtina Parking” i ka uruar të gjithë besimtarët për Kurban Bajram.

Të ngjashme