Për nderë të Fitër Bajramit, ndihmohen 28 familje në fshatrat e Rahovecit

Rahovec | 30 Pri 2022 | 15:22 | Nga Ekonomia Online

Qendra Rinore “Buzdrini”, nga Ratkoci i Rahovecit edhe këtë vit ka bërë shpërndarjen me pako ushqimore për nderë të festës së Fitër Bajramit.

Kjo ndihmë do t’u shpërndahen 28 familjeve në nevojë të fshatrave Gradish – Kramovik, ndërsa vlera e një pako kap shifrën e 60 eurove.

Përmes një postimi në Facebook, QR “Buzdrini” ka njoftuar se ndihma ka ardhur falë Agron Berishës me banim në Suedi dhe Nazim Morinës në Zvicër.

“Edhe këtë vit, përmes qendrës rinore Buzdrini, për nder të Bajramit të Madh, ndihmohen 28 familje me nevojë të fshatrave Gradish-Kramovik. Agron Berisha bashkatdhetari ynë me qëndrim në Suedi, nga fshati Dejnë ka ndihmuar 25 familje me nga një pako me vlerë 60 euro (25×60=1600 euro). Si dhe bashkatdhetari ynë Nazim Morina me qëndrim në Zvicër nga fshati Ratkoc, ndihmuar 3 familje me nga një pako me vlerë 66.6 euro (66.6×3=200 euro)”, thuhet në postimin e tyre në Facebook.

Të ngjashme