Për një vit, 244 qytetarë të Prizrenit hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës

Prizren | 13 Shk 2022 | 13:34 | Nga Ekonomia Online

Numri i kosovarëve që duan ta braktisin atdheun po rritet.

Vetëm vitin e kaluar, 244 qytetarë të Prizrenit kanë aplikuar që të heqin dorë nga shtetësia e Kosovës.

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu tha se në mesin e tyre janë edhe 30 fëmijë.

“Fëmijët që kanë aplikuar për të hequr dorë nga shtetësia e Kosovës kanë qenë nën përcjellje të prindërve”, tregon Shehu, pëe Prizren Press.

Ai tha se kërkesa e qytetarëve për të hequr dorë nga shtetësia është shqetësuese.

Ndërkaq, qytetarët konsiderojnë se një nga arsyet e lirimit nga nënshtetësia e Kosovës dhe marrja e shtetësisë së një shteti tjetër, përveç tjerash, është edhe ngecja që ka shënuar vendi në zhvillimin e gjithmbarshme, në veçanti atë ekonomik.

“Gjendja e rëndë ekonomike dhe pa perspektiva në Kosovë është një arsye më shumë” , thotë Besim Berisha nga Prizreni.

Sipas tij, të rinjtë nuk po shohin perspektivë në Kosovë.

“Me jetu në Kosovë është humbje kohe”, shprehet ai.

Të ngjashme