Për shkak të Ditës së Evropës, mbyllen përkohësisht këto rrugë në Prishtinë

Prishtinë | 07 Maj 2022 | 10:11 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës, ka bërë të ditur se për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 5.00 mbas ditë, do të jenë të mbyllura këto rrugë: – Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të👇🏻

– Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Njoftimi i plotë:

Të dashur qytetarë,

Për shkak të aktiviteteve të cilat do të mbahen me rastin e ‘Ditës së Evropës’ të hënën me datë 9 maj, prej orës 9.00 në mëngjes deri në orën 5.00 mbas ditë, këto rrugë do të jenë të mbyllura:

– Rruga ‘George Bush’, duke vazhduar në drejtim të👇🏻

– Rrugës ‘Garibaldi’, deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë, andaj mos hezitoni; merrni biçikletat 🚲, trotinetët 🛴 apo ecni në këmbë 🚶🏻‍♀️ dhe bashkojuni iniciativës për shënimin e kësaj dite! 🍀

Të ngjashme