Përfundon protesta në Pejë-qytetarët kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Lumbardh

Pejë | 25 Shk 2019 | 12:54 | Nga Ekonomia Online

Sheshi i qytetit të Pejës sot është mbushur me protestues të cilët kanë dalë aty për ta kundërshtuar projektin për ndërtimin e hidrocentraleve në Lumbardh.

Në këtë protestë, qytetarët kanë nënshkruar edhe një peticion për ta parandaluar ndërtimin e projektit në fjalë.

Aty ka folur edhe shqiptaro-amerikania Ellen Frank Lajqi, e cila është përfaqësuese e organizatës Environmentally Responsible Action (ERA).

Lajqi ka thënë se kurrë nuk do të duhet të lejohet ndërtimi i termocentraleve në Grykën e Rugovës, transmeton Klan Kosova.

“Deçani ka qenë mësimi jonë më i keq dhe më i mirë. Mësimi i keq ishte se e kemi parë me sytë tanë se çfarë ndikimi negativ do të sjellë një projekt i tillë. Mësimi i mirë ka qenë se ne jemi informuar se duhet të reagojmë siç po reagojmë tani”.

“Është thënë se mini-centralet nuk e dëmtojnë mjedisin por në fakt ato e shkatërrojnë ujin tonë të pijshëm. Rrezikojnë ujin për fushat tona për bujqësi. Rrezikojnë turizmin. Për më tepër rrezikojnë mjedisin”.

“Prandaj kushdo që thotë se një projekt i tillë nuk është i dëmshëm atëherë ne u themi se kanë gabim”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme