Përfundon sezoni i ngrohjes qendrore

Prishtinë | 28 Pri 2020 | 16:23 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se sot është ndalur ngrohja qendrore për kryeqytetin për këtë sezon.

Në një postim në Twitter ai ka falënderuar “Termokoson” për shtimin e banesave e shtëpive të kyçura në sistem.

“Ngrohjen qendrore e kemi ndal sot për këtë sezonë. Falenderojme Termokosin për cilësi e punë e mbi 2000 banesa e shtëpi të reja të kyqura. I urojmë zgjerim për vitin e ardhshëm”, ka shkruar ai.

Më 15 prill kishte përfunduar sezoni i ngrohjes, por me kërkesë të qytetarëve ishte vazhduar edhe për disa ditë për shkak të temperaturave.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme