Përleshje mes nxënësve në Podujevë, theren me kaçavidë tre prej tyre

Podujevë | 12 Maj 2022 | 09:25 | Nga Ekonomia Online

Një përleshje mes disa të miturve ka ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Podujevës, me ç’rast janë lënduar tre persona.

Mesditën e djeshme disa të mitur në qytetin e Podujevës janë përleshur mes vete ku edhe kanë përdorur kaçavidë.

Si pasojë e sulmit me kaçavidë, tre persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë pranuar trajtim mjekësor.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se janë arrestuar tre persona dhe me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajte.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

LËNDIM I LEHTË TRUPOR

Rr. Bedri Bajrami, Podujevë, 11.05.2022-12:34. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë të moshës së mitur pasi që të njëjtit janë përfshirë në një rrahje me viktimën mashkull kosovar po ashtu të moshës së mitur. Lëndime trupore kanë pësuar të dyshuarit dhe viktima dhe të njëjtit kanë pranuar tretman mjekësor. Dyshohet se lëndimet janë shkaktuar nga një kaçavidë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit tre të dyshuarit dërgohen në mbajtje.

Të ngjashme