Përparim Rama premton përkrahje për gratë që merren me Teknologji Informative

Prishtinë | 26 Pri 2022 | 11:31 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komuna e Prishtinës ka organizuar ceremoninë e hapjes së fushatës “VAJZAT NË TIK”. Gjatë tri ditëve, 15 organizata do të mbajnë aktivitete që kontribuojnë në promovimin dhe fuqizimin e vajzave dhe grave në Teknologji Informative, raporton Ekonomia Online.

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se vajza në TIK sot do të merret si një mundësi për fuqizimin e gruas.

Ai tutje ka shtuar se kryeqyteti do të jetë bazë e mirëfilltë për fuqizimin e gruas, derisa premtoi përkrahje për gratë që merren me këtë industri.

“Vetëm 13 për qind të bizneseve janë të regjistruara nga gratë. Sot këtu Vajza në Tik2022 ta marrim s’i platformë e fuqizimit të gruas. Platforma ku nëpërmjet kryqytetit t’i përkrahim për fuqizimin e gruas. Është zhvilluar si një industri e fuqishme e që pikat kyçe të kësaj që nuk njeh kufi. Prishtina mund të lidhet nëpërmjet aspektit virtual me gjithë botën por edhe të krijojë vende të mirëfillta të punës. Po punojmë shumë që Komuna e Prishtinës të jetë bazë e mirëfilltë për përkrahjen e grave.

“Ne si kryeqytet kemi një program 4 vjeçar në transformimin e hapësirave të ndryshme, si pallatin e rinisë shembull , që ti ndihmojmë rinisë dhe në fokus vajzave. Ta transformojmë Prishtinën në një qytet digjital ky është synimi ynë dhe i juaji. Si edicion i parë të jetë fillimi i fuqizimit jo vetëm i vajzave në TIK por i gruas në kryeqytet dhe në Kosovë”, tha ai

Nënkryetarja Donjeta Sahatçiu ka thënë se në një kohë rekord janë përgjigjur 16 organizata për t’u bërë bashkë në këtë aktivitet. Ajo tha se kësaj radhe aktiviteti do të zgjasë tri ditë.

“Në një kohë rekord 16 organizata ju përgjigjen ftesës për t’u bërë bashkë për çikat tona. Ishte një ëndërr e jona nëpërmjet komunës për t’i bërë bashkë të gjitha organizatat e ta kemi një zë të përbashkët. Në fund ky edhe është roli i komunës Kjo është një iniciativë vjetore. Gjithsesi do vazhdohet vite për vit dhe presim që një numër i madh të bashkëngjiten. Një përkrahje morale na i është dhënë edhe prej kryetarit Rama. Me 28 prill është dita ndërkombëtare e vajzave në TIK. Këtë herë janë 3 ditë aktivitete. Sot do jenë 13 shkolla fillore dhe të mesme duke tregu aftësitë për vajza dhe djem”, tha ajo.

Vjollca Cavolli nga Shoqata për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit e Kosovës, foli për  mundësinë që gratë e vajzat të zgjedhin këtë profesion.

“Kemi mbërri me përcaktu “ICT-në” si një karrierë të së ardhmes. Kemi mbërri me shfaq këtë profesion si zgjedhje e karrierës edhe për femra. Në këtë fushë kemi mbi 100 kategori të ndryshme që munden me i bërë të gjitha gratë dhe vajzat tona. Ky organizim tregon se sa më shumë të jemi së bashku aq më të fuqishëm do të jemi”, tha Qavolli.

Të ngjashme