Përparim Rama shkon në Policinë e Kosovës, kjo është arsyeja

Prishtinë | 26 Jan 2022 | 15:11 | Nga Ekonomia Online

I pari i kryeqytetit, Përparim Rama, njofton për takimin e zhvilluar me Komandantin e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Kolonel Fahredin Verbovci, dhe komandantët e tri stacioneve policore të kryeqytetit.

Sipas Ramës takimi është zhvilluar me qëllim të thellimit të bashkëpunimit me Policinë e Kosovës.

“Do të përforcohen forumet ekzistuese dhe do të institucionalizohet bashkëpunimi i rregullt mes dy institucioneve, për sigurinë e qytetarëve të Prishtinës”, thuhet në njoftimin e Ramës.

Njoftimi i tij i plotë:

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/260291066248889

Të ngjashme