Persona të armatosur kidnapojnë një grua dhe plagosin pesë të tjerë në Kenia

Prishtinë | 21 Nën 2018 | 08:35 | Nga Ekonomia Online

Sipas Policisë Keniane, disa persona të armatosur kanë kidnapuar një grua me origjinë italiane e cila është punonjëse në një organizatë jo-qeveritare dhe kanë plagosur pesë të tjerë në rajonin bregdetar të Kilifit.

“Banda pastaj rrëmbeu një grua 23 vjeçare, e cila është vullnetare në organizatën jo-qeveritare ‘Africa Milele Onlus’”, ka raportuar Policia nëpërmjet Twitter-it.

Deri më tani nuk ka pasur ndonjë reagim apo koment nga Qeveria italiane, shkruan Euronews, transmeton Klan Kosova.

Ndërsa Policia ende nuk ka arrit ta zbuloj identitetin e personave të dyshuar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme