Përurohet QMF-ja në Lluzhan të Podujevës

Podujevë | 09 Gus 2022 | 15:29 | Nga Ekonomia Online

Objekti i ri i Qendrës së Mjekësisë Familjare në fshatin Lluzhan është përuruar sot në një ceremoni ku kanë marrë pjesë zyrtarë komunalë, ata të QKMF-së, përfaqësues të organizatës “Kuwait Society For Relief Kosova” e qytetarë të kësaj ane.

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka thënës e banorët e kësaj ane do të kenë shërbime më të mira shëndetësore në këtë objekt të ri.

“Sigurisht ky objekt i ri shëndetësor që po përurohet sot në Lluzhan, është në vazhdën e plotësimit të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të kësaj ane, por jo vetëm, pasi kjo qendër është relativisht gravituese për shumë pjesë këtu. Qytetarët e kësaj pjese tash e tutje do të kenë shërbime më të mira shëndetësore në këtë objekt të ri. Vlera e këtij projekti është diku 124 mijë euro dhe i tëri është donacion nga populli i Kuvajtit dhe është në vazhdën e shumë ndihmave dhe donacioneve që i ka dhënë Kuvajti për Komunën tonë”, ka thënë Shpejtim Bulliqi gjatë kësaj ceremonie.

Ai ka theksuar se me përurimin e këtij objekti, po i hapet rrugë edhe funksionalizimit të çerdhes në këtë fshat, në objektin e deritashëm të QMF-së.

Të ngjashme