Përurohet vepra poetike e Ilirida Galabrit

Prishtinë | 07 Shk 2025 | 15:14 | Nga Ekonomia Online

Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës ka përuruar veprënpoetike “Tokë e ujitur…” të autores Ilirida Galabri, raporton Ekonomia Online.

Ky botim i ri është pjesë e veprimtarisë së vazhdueshme të autorit dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në krijimtarinë e saj letrare.

Kryetari i Lidhjes së Shkrimtarëve, Shyqri Galica, theksoi se ky është një vëllim i rëndësishëm që vazhdon linjën krijuese të Galabrit, e cila ka botuar katër vëllime të tjera.

Ai u ndal në motivet patriote dhe historike të librit, duke përmendur një poezi kushtuar Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, dhe figura të tjera të rëndësishme kombëtare si Esat Mekuli dhe Dritëro Agolli.

“Lidhja e Shkrimtarëve të Kosovës në vazhdën e veprimtarisë së saj sot po përuro vëllimin poetik. Kjo autore ka botuar edhe katër vëllime. Ky vëllim poeti është në rrjedhjen e veprimtarisë së saj me motive nga më të ndryshëm. Ndër të cilat është më i pranishëm motivi patriotik dhe rrjedhat e historisë sonë kombëtare. Libri hapet me një poezi kushtuar figurës më madhore të kombit Gjergj Kastrioti Skënderbeut, kryetrimit shqiptare që jeton nëpër shekuj si figurë markante dhe që shërben gjithmonë për mobilizim dhe fitore të reja të kombit. Vijon me vëllime kushtuar trojeve shqiptare brenda e jashtë Shqipërisë. Janë dy figurat të shquara të artit letrarë Esat Mekuli e Dritëro Agolli, të cilët kanë frymëzuar autoren tu këndoj e te ju kushtoj edhe vargje poetike”, tha ai.

Poetja Flora Brovina e vlerësoi lartë veprën e Galabrit, duke thënë se pesë libra janë një arritje e madhe për një autor të verifikuar dhe të përfshirë në programet shkollore.

Ajo shtoi se Ilirida jeton me poezinë dhe krijimtarinë, dhe se kjo është ajo që e bën një krijuese të tillë.

“Ilirida jeton me poezinë dhe poezia jeton më të. Pesë libra nuk janë pak, pesë libra janë shumë edhe për një autor të verifikuar që mësohet në libra shkollor ose që është në enciklopedinë tonë. Mjafton edhe dy tre libra për tu përfaqësuar në programet shkollore të letërsisë. Është tjetër kohë, por unë jam në anën e krijuesit, krijuesit as një herë nuk i intereson se a është i përfaqësuar ose jo, pranohem ose jo, ai nëse jetojnë me poezinë ose letërsinë i tillë është, ka lindur i tillë dhe i tillë do të mbetet dhe e tillë është Ilirida. Të tillë e njohim edhe në jenë te përditshme”, ka thënë ajo.

Të ngjashme