I plagosuri në Hajvali, jashtë rrezikut për jetë

Prishtinë | 09 Pri 2018 | 12:10 | Nga

Dje në fshatin Hajvali të Prishtinës është plagosur me armë zjarri një 18-vjeçar.

Njësitë policore në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale kanë gjetur dhe konfiskuar  gëzhoja të armës së zjarrit, njofton raporti policor.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor në QKUK dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë.

Në lidhje me rastin është arrestuar një i dyshuar mashkull (i mitur) i cili me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme