I plagosuri në Pejë është i dyshuar për vrasje në tentativë

Pejë | 15 Sht 2017 | 15:16 | Nga

Policia e Pejës ka dhënë detaje shtesë rreth rastit që ndodhi dje pasdite në lagjen “Dardania” të Pejës, ku mbeti i vdekur Idriz Gega, 81-vjeçar. Ndërsa plagë nga armë zjarri ka marrë i biri i tij, Ferid Gega (1985).

Në lidhje me rastin, policia kishte arrestuar si të dyshuar shtetasin F. Ll. (1971), fiqnj i tyre.

Por, në një njoftim sot, policia saktëson se ka ndaluar dhe të plagosurin Ferid Gega, i cili ndodhet nën përkujdesje mjekësore. Ai është i dyshuar për veprat e “Vrasjes në tentativë” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll dhe shfrytëzim të pa autorizuar të armëve”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme